Hoti nga Rahoveci zotohet për mbështetje të prodhuesve vendor

Aktuale

Hoti nga Rahoveci zotohet për mbështetje të prodhuesve vendor

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 13:27
foto nga vendi ngjarjes

Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Bujqësisë Besian Mustafa kanë vizituar laboratorin e  mikrovinifikim në Rahovec.

Me këtë rast ai u zotua se Qeveria do të mbështes prodhuesit vendës, duke kërkuar që të ruhet varietet autoktone sidomos në fushën e vreshtarisë.Sipas tij, në këtë laboratorë edhe studentët do të kenë mundësi të kryejnë praktikën, ngase vendit i duhet ekspertë të kësaj fushe.

“Duke mundësuar që të ruajmë varietet autoktone përmes këtij laboranti bëhen të gjitha analizat e nevojshme.“…studentët të kryejnë praktikën, na duhet ekspertë të kësaj fushe. Për disa vite ne do të vendosim në hartën evropiane sa i përket vreshtave dhe varieteteve të verërave”.

Përderisa ministri Mustafa tha se do të vazhdojë mbështetja për bujqit dhe sektorin e vreshtarisë në rritjen e kapaciteteve prodhuese.

“Ky laboratorë këtu është një hallkë e rëndësishme e zinxhirit, i cili që nga vreshtat e deri tek plasimi i produkteve të verës përmbyllë ciklin duke ndihmuar prodhuesit dhe përpunuesit e këtyre produkteve, që të vendosim Kosovën në hartën ndërkombëtare të këtyre produkteve natyrisht duke pasur ministrinë e Bujqësisë dhe Qeverisë së Kosovës në ndihmë”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat