Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka kritikuar Qeverinë duke thënë se iu ka dal dore edhe pandemia, edhe ekonomia.
Sipas tij, këta nuk e kanë haberin se çka po bëjnë dhe me këtë (mos)menaxhim vetëm çka po i rrisin vatrat e infektimit dhe po e dërgojnë në kolaps vendin duke falimentur edhe shtetin edhe sektorin privat.
Postimi në Facebook:
Iu ka dal dore edhe pandemia, edhe ekonomia.
Shumica e qytetarëve punojnë deri n’ora 16:00, respektivisht 17:00.
Kufizimi i orarit deri në ora 18:00 vetëm çka po shkakton nguti e tollovi, sepse secili po mundohet me u taku për një kafe ose me kry obligime brenda këtyre 2/3 orëve. Parëz kam mbet 30 min në 500 m, pra po shkakton super-tollovi edhe në rrugë edhe nëpër kafiteri/restorante, dhe njëkohësisht po krijon edhe më shumë vatra të infeksionit.
Duke mos lënë anash dëmin ekonomik. Janë duke e bankrotu edhe sektorin privat edhe shtetin.
Shto këtu ardhjen e mërgatës, e cila është vet Rimëkëmbja dhe vet Ekonomia, jo rimëkëmbje hajgare si këta që i kanë veq n’letër.
Krejt çka kërkohet është që orari të shtyhet së paku deri 21:00 dhe të respektohen masat nga të gjithë.
Virusi nuk ka orar, vetëm duhet respektim të masave. Ai lokal/restorant/kafeteri që nuk i respekton rregullat, dënoje dhe mbyllja herën e parë një muaj, herën e dytë tre, edhe e sheh a i respekton pastaj. Nuk mundeni me dënu krejt shabllon për shkak disa që nuk respektojnë rregullat.
Përndryshe, haberin se keni çka po bëni, dhe me këtë (mos)menaxhim vetëm çka po i rritni vatrat e infektimit dhe po e çoni n’kolaps vendin duke falimentu edhe shtetin edhe sektorin privat.