“Vendimi i Kushtetueses i pritshëm, e sqaron situatën e mjegullt që e kishte kapluar vendin”

Aktuale

“Vendimi i Kushtetueses i pritshëm, e sqaron situatën e mjegullt që e kishte kapluar vendin”

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 01:33
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.

Gazetari Gazmend Syla, ka thënë që ky ka qenë një vendim i pritshëm.

“Arsyeja pse u vona kaq shumë u vonua, u interesova të mësoj pse u desh të vonohet dhe shpjegimi që mu dha është që “ne nuk marrim vendime për gjysmë orë”. Nga burimet e mia, mësova që në Gjykatë Kushtetuese ka pasë takim prej orës 10:00 të mëngjesit, derisa është marrë vendimi dhe derisa janë shtjerrë debatet, shpjegimet dhe sugjerimet”.

Sipas Sylës, ata që kanë vendosur që ta bëjnë publik lajmin sonte, kanë bërë mirë.

“Një gjë që është me rëndësi për ta thënë, është që ky është një njoftim për vendimin dhe vendimi s’ka hyrë në fuqi akoma. Kjo i bjen që duhet të publikohet fillimisht dhe pastaj t’u dërgohet palëve dhe tek mandej të bëhet i plotfuqishëm dhe nga ajo datë (që nuk dihet kur është) fillon llogaritja 40 ditëshe e kohës se kur do të bëhen zgjedhjet e reja”.

“Ky vendim, e sqaron një situatë të mjegullt që ishte në vendin tonë, jo vetëm për punën e votës së Arifit po r edhe për zhvillimet në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat