Nagavci pret shpalljen e datës së zgjedhjeve

Aktuale

Nagavci pret shpalljen e datës së zgjedhjeve

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 06:45
Arbërie Nagavaci

Nagavci pret shpalljen e datës së zgjedhjeve: VV pret bashkëpunim me Osmanin

Lëvizja Vetëvendosje ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetueses për vlerësimin e votës kontestuese të deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti në qershor të këtij viti, me të cilën vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 40 ditësh.

Arbërie Nagavaci nga kjo parti ka thënë për KosovaPress përmes telefonit se Kushtetuesja me vendimin e saj ka konfirmuar atë që Lëvizja Vetëvendosje e ka deklaruar se Qeveria Hoti është antikushtetuese dhe jo legjitime.

“Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar kërkesën tonë dhe atë që e kemi thënë se Qeveria Hoti është jo legjitime dhe anti-kushtetuese”, është shprehur ajo.

Nagavci ka theksuar se pret që ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani të shpallë së shpejti datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Ajo ka hedhur poshtë mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër, dujke shprehur edhe njëherë gatishmërinë për bashkëpunim me listën e Vjosa Osmani, të cilën ajo pritet ta formojë.

“Do t’i fitojmë zgjedhjet dhe drejtësia do të bie në vend. Jemi te hapur për bashkëpunim me Osmanin”, ka thënë Nagavchi duke shtuar se shumë ‘shpejt do të kuptohet se edhe kur do të mund të nisin bisedimet për bashkëpunim me Osmanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat