Hoti: Nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID

Aktuale

Hoti: Nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 13:35
Avdullah Hoti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është angazhuar dhe është në komunikim me përfaqësuesit e partive politike që përbërja aktuale e Kuvendit të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me buxhetin.

Ai këtë e ka bërë të ditur në një takim virtual me komunitetin e biznesit në vend. ai tutje në takim i informoi në hollësi me masat e reja anti-Covid-19, që pritet të miratohen nga Qeveria dhe të hyjnë në fuqi nga data 23 dhjetor 2020.

Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media Komuniteti i biznesit ka ofruar mbështetje për masat e reja anti-Covid-19 dhe insistoi që Kuvendi të mos shpërndahet pa e miratuar buxhetin 2021.

Hoti dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, u pajtuan se buxheti është parakusht për krijimin e pakos së re dhe zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, respektivisht mbështetje të bizneseve të prekura nga pandemia Covid -19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat