Abrashi flet pas takimit me Osmanin, tregon datën në të cilën është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve

Aktuale

Abrashi flet pas takimit me Osmanin, tregon datën në të cilën është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 14:35
Arban Abrashi

Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas tij, është e gatshme për zgjedhje të reja.

Pas takimit me u.d, të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtuar se data 7 shkurt është përmendur si mundësi e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Data që ka qenë e përmendur ka qenë 7 shkurt, por ka qenë preliminar ky takim. Në parti ende s’e kemi diskutuar se si do të shkojmë në zgjedhje dhe se kush do të jetë kandidat për kryeministër, do t’i diskutojmë në kryesi”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat