Vigan Qorrolli: Gjykata e ka gjetur Hotin si Kryeministër nul

Aktuale

Vigan Qorrolli: Gjykata e ka gjetur Hotin si Kryeministër nul

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 23:25
Blendi Fevziu dhe Vigan Qorrolli

Kosova është gjendur në një situatë të re politike, që kushtëzon mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që e ka cilësuar ilegjitime qeverinë Hoti, për faktin se një deputet i dënuar me vendim të formës së prerë ka marr pjesë në votimin e qeverisë.

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, pedagogu i drejtësisë Vigan Qorrolli, ka shpjeguar këtë vendim të gjykatës, ndërsa tha se ajo kishte mundësinë që ta kthente sërish Albin Kurtin, por si kujdestar të qeverisë.

“Neni 95 pika 4 thotë: Vetëm dy herë gëzon të drejtën që një qeveri të zgjidhet. Herën e parë nga shumcia që del nga zjedhjet dhe hera e dytë ai që e bind Presidentin e Republikës, pas moscionit të qeverisë Kurti. Në këtë interpretim, gjykata e ka gjetur zotin Hoti si Kryeministër nul, sepse ai nuk ka marr ligjërisht 61 vota” tha juristi ndërsa deklaroi më pas se tashmë ishte ezauruar edhe zgjedhja e presidentit.

“Me rastin e rrëzimit të Kurtit lejohej ndërrimi i mandatarit dhe krijimi i një qeverie tjetër, me tjetër mandatar me tjetër emër për Kryeministër. Por meqenëse ai u rrëzua dhe pastaj kishte një vendim tjetër të kushtetueses. Presidenti Thaçi me zotin Kurti u ezaurua nga letra pas 20 ditësh bllokade dhe gjykata tha që kushdo që e bind dhe rrjedhimisht nëse  nuk dorëzon i pari një emër, I dyti mund ta fitojë. Kështu I dyti ishte Zoti Hoti i LDK-së. Meqenëse zoti Kurti nuk e dorëzoi një emër, atëherë gjykata ja lejoi ish-presidentit Thaçi që ta mandatojë Hotin. Mundësia tjetër që mund të bënte Gjykata ishte që ta kthente Kurtin kujdestar”, u shpreh Qorroli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat