“Mosmiratimi i buxhetit shtyn Kosovën drejt fazës së emergjencës”

Aktuale

“Mosmiratimi i buxhetit shtyn Kosovën drejt fazës së emergjencës”

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 00:45
Kuvendi i Kosovës

Jeta Krasniqi, menaxhere e projektit në Institutin Demokratik të Kosovës, ka paralajmëruar mundësinë e një krize të pakaluar deri më tash nga Kosova.

Mosmiratimi i buxhetit të vitit 2021 me kohë dhe zgjedhjet e paralajmëruara për në fillim të vitit mund të bëjnë që pas 31 marsit, Kosova të “bllokohet financiarisht”.

Ajo në një intervistë tha se zgjedhjet si proces në tërësi mund të marrin shumë kohë.

“E para duhet të caktohen zgjedhjet, në momentin që shkojmë vitin e ardhshëm pa një buxhet të miratuar në Kuvend, atëherë jemi një fazë të emergjencës. E dimë që deri më 31 mars mund të shtyhet me 1\12, në mënyrë automatike, pastaj vjen prilli dhe nuk kemi buxhet e mund të bëhet një krizë institucionale. Pastaj jemi edhe pa precedent dhe nuk dihet se si do të veprohet”, ka thënë Krasniqi.

Ajo tha se jo vetëm mbajtja e zgjedhjeve mund të marrë shumë kohë. Sipas saj, edhe certifikimi, pastaj koha për ndërtim koalicionesh kërkojnë kohë.

“Është më se e nevojshme që të paktën këto çështje të adresohen, por iu mbetet partive politike”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat