Besnik Bislimi i ashpër në diskurs, krahason Avdullah Hotin me Rrahman Morinën

Aktuale

Besnik Bislimi i ashpër në diskurs, krahason Avdullah Hotin me Rrahman Morinën

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 08:07
Bislimi dhe Hoti

Besnik Bislimi i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur rreth qeverisjes së Avdullah Hotit në mandatin e fundit.

Ndër të tjerash, Bislimi nuk ka kursyer gjuhën e ashpër ndaj Qeverisë Hoti.

“Mbani mend, për Qeverinë Hoti do të flitet pas disa viteve sikur për qeverisjen e Rrahman Morinës”, ka thënë Bislimi.

Kjo deklaratë ka ndezur debat të ashpër mes analistëve të panelit, të cilët e kanë konsideruar këtë deklaratë si më të rëndën ndaj Hotit.

Bislimi ka thënë se e ka bërë këtë krahasim shkaku që marrëveshjet e nënshkruara nga Hoti, nuk kanë qenë në interes të popullit kosovar, por e kanë bërë akter kryesor Serbinë në raport me SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat