Policia për 24 orë shqiptoi 543 tiketa për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Aktuale

Policia për 24 orë shqiptoi 543 tiketa për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Qytetarët e Kosovës të cilët nuk po respektojnë masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë dënuar nga Policia e Kosovës, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar 543 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat