Zgjedhjet e reja: Kështu do të votojnë të infektuarit me koronavirus

Aktuale

Zgjedhjet e reja: Kështu do të votojnë të infektuarit me koronavirus

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Në zgjedhjet e para parlamentare që pritet të mbahen në situatë pandemie në Kosovë, votimi do t’u mundësohet edhe personave të infektuar me Covid-19 e që janë në vetizolim.

Kjo do të bëhet përmes ekipeve mobile të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët paraprakisht do të marrin konfirmimin e votuesve nëse duan ta shfrytëzojnë të drejtën për votim dhe si rrjedhojë votimi do t’u mundësohet nga shtëpia.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë në Top Chanel se ekipet mobile do të përbëhen nga katër persona: përfaqësuesi i KQZ-së, përfaqësuesit e partive politike dhe një punëtor shëndetësor.

Bazuar në udhëzimet e lëshuara për zgjedhjet e muajit nëntor për kryetar komune e Mitrovicën e Veriut dhe Podujevë, KQZ duhet të përkujdeset që vendvotimet të dezinfektohen kohë pas kohe, të mos lejojnë hyrjen e personave pa maskë në ambiente të brendshme dhe të mbajnë rendin dhe distancën.

Për të gjitha këto detyra, KQZ pritet të shtojë stafin mbështetës që si rrjedhojë do të rrit edhe koston e procesit zgjedhor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat