Njeriu i afërt i Vjosa Osmanit flet nëse është diskutuar për pozita me VV-në

Aktuale

Njeriu i afërt i Vjosa Osmanit flet nëse është diskutuar për pozita me VV-në

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 00:51
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Shefi i stafit në Presidencë, Faton Peci, ka thënë se nuk është diskutuar për pozita me VV-në në marrëveshjen që pritet të realizohet mes kësaj partie e iniciativës së Vjosa Osmanit për krijimin e një liste, për të garuar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ai ka thënë se nuk synohet që të diskutohet për pozita, por për parime. Sipas tij, prioriteti është që të ketë një marrëveshje të parimeve e që më pas do të çonte në çështje më konkrete.

Megjithatë, sipas Pecit ende nuk janë në këtë fazë të diskutimin për modalitete konkrete.

“Jo, nuk synojmë me aq sa di, nuk synohet që të negociohet në aspektin e pozicioneve shumë specifike. Prioritet është një marrëveshje e parimeve. Marrëveshja e parimeve hap rrugë për të diskutuar edhe për modalitet tjera më konkrete, por ne synojmë që të kemi një marrëveshje të parimeve. Mbi bazën e marrëveshjes së parimeve të kemi edhe mirëkuptimin për ecjen dhe modalitetin qeverisës dhe programin qeverisës e të formatin e qeverisë, etj. Në atë fazë ende nuk kemi arritë, jemi në fazën e diskutimit për parimet programore se cilat do të jenë ato dhe oferta qytetarë që do të shpaloset në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat