Vetëvendosje i rrit shifrat, këtë përqindje të votave e synon në zgjedhjet e reja

Aktuale

Vetëvendosje i rrit shifrat, këtë përqindje të votave e synon në zgjedhjet e reja

Nga: A.Zh Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 17:50
Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati, ka reaguar pasi Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zyrtarizuar si kandidat të saj për kryeministër Avdullah Hotin.

Murati ka paralajmëruar se Vetëvendosje, do të fitoje 55% të votave në zgjedhjet e reja, përcjell Bota sot.

“Si shkruhet 55% në numra romakë? LV% pra!”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook.

Më herët, zyrtarët nga Vetëvendosje, deklaronin se do të fitonin mbi 50% të votave.

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, ende nuk ka caktuar datën e zgjedhjeve, të cilat do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të pavlefshme qeverinë e Avdullah Hotit./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat