Vrasja e katërfishtë në Pozhoran, familja kishte për t’u kthyer nesër në Zvicër

Aktuale

Vrasja e katërfishtë në Pozhoran, familja kishte për t’u kthyer nesër në Zvicër

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 21:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 18:00, në fshatin Pozhoran, komuna e Vitisë, ku dyshohet të ketë ndodhur një vrasje e katërfishtë, motivet e së cilës për momentin ende nuk dihen.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

E njëjta familje kishte ardhë nga Zvicra për t’i kaluar pushimet në Kosovë, ndërsa sipas familjarëve të cilët kanë folur në kushte anonimiteti babai kishte vrarë së pari njërin djalë, më pas tjetri kishte tentuar të ikte, por që s’ia kishte dalë, më vonë kryefamiljari vrau gruan dhe në fund edhe vetën.

E njëjta familje gjithashtu mësohet se nesër kishte për t’u kthyer në shtëtin zviceran.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat