Hoxhaj: Nuk kam menduar asnjëherë se do të jem kandidat për kryeministër, por kjo ndodhi pas situatës në PDK

Aktuale

Hoxhaj: Nuk kam menduar asnjëherë se do të jem kandidat për kryeministër, por kjo ndodhi pas situatës në PDK

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 22:09
Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se ka qenë një befasi kandidimi i tij për këtë pozitë, por që ka shtuar se ka përvojën që ta ushtrojë atë.

“Nuk e kam menduar asnjëherë se do isha kandidat për kryeministër, por kjo ndodhi për shkak të situatës në PDK. Pas konfirmimit të akuzave ndaj Veselit ndodhi diçka e tillë. Ne si PDK kemi vendosur që kreu i partisë duhet të jetë edhe kandidat për kryeministër”, ka thënë Hoxhaj në 24News.

Ai ka shtuar se viti 2020 ka qenë i vështirë për Kosovën

“Fillimisht pandemia goditi Kosovën dhe më pas kishim krizë të vazhdueshme. Qeveria e Kurtit dhe Hotit sollën degradim politik e ekonomik të Kosovës. Kosova u godit nga aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit. Qytetarët e dinë se pa PDK vendi nuk mund të ketë stabilitet. Kurti e nisi qeverinë e tij duke pasur krisje me SHBA-të, e zoti Hoti nuk pati sukses. Prandaj, PDK është e nevojshme që të udhëheqë qeverinë. Kam programin dhe njerëzit më të mirë për të drejtuar qeverinë”.

Më tej, Hoxhaj vlerësoi se goditja ndaj Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale, është shndërruar në forcë në PDK. Për të, PDK këtë herë do të dalë forcë e parë politike në zgjedhje.

“Ka 7 javë që jam në terren në Kosovë. Kudo në Kosovë ka solidaritet me zotin Thaçi e Veseli. Goditja që kemi marrë nga Specialja ka marrë mllef, që është shndërruar në forcë. Ka solidaritet pas kësaj ngjarje. UÇK është themeli i PDK dhe i Kosovës”.

“Në këto zgjedhje ne garojmë me kandidaturat më të mira, duke nisur nga unë. Kam bashkëpunuar ngushtë me zotin Thaçi e Veseli, i kam miq të dy këta personalitete. Kur ishin në pushtet Thaçi e Veseli, kam qenë në qeveri. Kam kontribuar fort për Kosovën. Jam i sigurt se do jemi subjekti i parë politik në zgjedhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat