Vjen në jetë foshnja e parë për vitin 2021, kjo është gjinia

Aktuale

Vjen në jetë foshnja e parë për vitin 2021, kjo është gjinia

Më: 1 janar 2021 Në ora: 00:58
Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

(E plotësuar) - Vajzë është fëmija i parë i vitit 2021. Ajo erdhi në jetë në orën 00:01.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së Valbon Krasniqi, ka vizituar ekipet mjekësorë në Klinikën e Gjinekologjisë dhe ka detaje për lindjen e parë.

Krasniqi: Foshnja e parë ka lindur saktësisht në orën 00:01

“Foshnja e parë ka lindur saktësisht në orën 00:01, bëhet fjalë për një foshnje të gjinisë femërore me peshë 3 e 400 gram dhe gjendja shëndetësore duket që është stabile megjithatë ka lindur me prerje cezariane dhe për momentin është në kujdesin intensiv. Ndërkohë që nëna për herë të parë është bërë nënë dhe për koincidencë është një punëtore shëndetësore nga komuna e Ferizajt kështu që i urojmë që është bërë nënë dhe vajzës i dëshirojmë shëndetë dhë mbarësi në jetë dhe me urimin që do të rritet pa Covid", tha ai.

Igballe Gerbeshi, mjeke specialiste, tha se gjatë vitit që lamë pas në këtë Klinikë kanë lindur 3700 foshnje.

Gerbeshi: Gjatë vitit 2020 kanë lindur gjithsej 8700 foshnje

“Gjatë vitit 2020 kanë lindur gjithsej 8700 foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë prej të cilave 3700 kanë lindur me operacion kurse të tjerat kanë lindur me lindje spontane. Po ashtu 46 kanë lindur nënat që kanë qenë me infeksion me Covid-19 ku kanë shkuar në shtëpi në gjendje të mirë”, tha ajo.

***

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ka lindur fëmija i parë për vitin 2021.

Një nënë nga Ferizaj ka sjellë në jetë një vajzë.

Foshnja peshon 3 400 gramë dhe ka gjatësi 52 centimetra.

Urime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat