Vjosa Osmani: Ja pse u vranë Tahiri, Enisi dhe Hasan Zemaj

Aktuale

Vjosa Osmani: Ja pse u vranë Tahiri, Enisi dhe Hasan Zemaj

Më: 4 janar 2021 Në ora: 15:36
Tahir Zemaj, Enisi dhe Hasani

Uashtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka kujtuar vrasjen e kolonel Tahir Zemajt e djalit të tij Enisit dhe kusheririt Hasanit.

Para 18 vjetësh, Osmani thotë se ata u vranë pabesisht nga një dorë tinzare.

Ajo thotë se të tre u humbën vetëm pse njohën e respektuan institucionet e Presidentit Rugova dhe nuk u nënshtruan kërcënimeve.

Osmani thotë se vetëm kërkimi i drejtësisë nuk mjafton por duhet ta bëjmë shtetin ligjor.

Ky është postimi i saj i plotë:

Sot është 18-vjetori i vrasjes së komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, heroit të kombit, Kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij, Enisit, si dhe kushëririt Hasan Zemajt. Ata u vranë pabesisht nga një dorë tinëzare, më 04 janar 2003, në hyrje të Pejës.

Ne humbëm një komandant lufte të shkolluar dhe një veprimtar të shkëlqyer, si dhe dy djem në lulen e rinisë, vetëm pse i njohën dhe i respektuan institucionet e vendit të ndërtuara nga Presidenti Rugova dhe nuk u nënshtruan para kërcënimeve. Për më tepër, vrasja e tyre, sikur edhe e shumë veprimtarëve të tjerë, mbeti sot e kësaj dite e pazbardhur.

Andaj, derisa e rikujtojmë sot këtë humbje të madhe, nuk mjafton vetëm të bëjmë thirrje për drejtësi, por duhet t’ia kujtojmë vetes po ashtu se është detyrim yni që të bëjmë shtet ligjor, i cili i mbron qytetarët e vet dhe e vendos drejtësinë në vend për krimet e kryera, të çfarëdo kohe qofshin ato.
Vepra e komandant Zemaj mbetet e shënuar në historinë e Kosovës dhe gurëthemel i përpjekjeve për pavarësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat