Agim Veliu ofendon keq Vjosa Osmanin, merret me peshën e saj

Aktuale

Agim Veliu ofendon keq Vjosa Osmanin, merret me peshën e saj

Më: 5 janar 2021 Në ora: 11:27
Vjosa Osmani dhe Agim Veliu

Ish-kandidatja për kryeministre nga LDK në zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmani, e kushtëzon kthimin e saj në këtë parti me largimin e kryesisë aktuale.

Në një deklarim për mediat nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu e ka komentuar në mënyrë shumë të papërshtatshme këtë deklaratë.

Agim Veliu ka ironizuar me pamjen e Vjosa Osmanit duke thënë se ‘është shumë e madhe dhe i duhet hapësirë”.

Tutje ai ka thënë se edhe po të largohet e gjithë Kryesia e LDK-së nuk do ta zë Osmanin.

“Unë e di që ajo është tepër e madhe dhe i duhet hapësirë shumë, a po kupton çfarë, qysh konteksti po e them. Unë e di që ajo është tepër e madhe, e gjanë (e gjerë) edhe i duhet hapësirë shumë, po nuk e paskna ditë që duhet komplet një Kryesi me ja lëshu vendin edhe nuk e di a e nxenë”, ka thënë Veliu.

Ndërkohë, LDK dhe Vjosa Osmani kanë ndarë rrugët. Kjo e fundit para disa ditëve ka bërë publike slloganin e iniciativës me të cilën do të garojë në zgjedhjet që pritet të mbahen

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat