Ofendoi Vjosa Osmanin, vjen reagimi nga Vetëvendosja për Agim Veliun

Aktuale

Ofendoi Vjosa Osmanin, vjen reagimi nga Vetëvendosja për Agim Veliun

Nga: D.RR Më: 5 janar 2021 Në ora: 12:59
Vjosa Osmani, foto ilustrim.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ofendoi sot Vjosa Osmanin, duke u marrë me peshën e saj.

“Unë e di që ajo është tepër e madhe dhe i duhet hapësirë shumë, a po kupton çfarë, qysh konteksti po e them. Unë e di që ajo është tepër e madhe, e gjanë (e gjerë) edhe i duhet hapësirë shumë, po nuk e paskna ditë që duhet komplet një Kryesi me ja lëshu vendin edhe nuk e di a e nxenë”, ka thënë Veliu.

E zyrtarja e VV-së, Tinka Kurti ka thënë në Facebook se Agim Veliu është shumë i vogël, në kuptimin mendjengushtë dhe shpirtngushtë.

Kurti ka kërkuar që Veliu të pensionohet ndershëm.

Postimi i saj:

Unë e kuptoj se ai (Agim Veliu) është i vogël, shumë i vogël. Po e dini në çfarë kuptimi. Mendjengushtë. Shpirtngushtë.

Agim Veliu pensionohu më ndershëm. Nuk mundesh me idiotizma. Rezultatin e tyre e ke pa. As mençëm nuk është për ty por e panevojshme për këdo. Pa pikë rëndësie komentet tua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat