Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka konfirmuar që Partia Demokratike e Kosovës do të votoj sot pro propozim-vendimit të Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, shkruan IndeksOnline.
Shala ka thënë se PDK ka mirëpritur këtë marrëveshje me SHBA-në dhe NATON-n që trupat e FSK-së të marrin pjesë në operacione në vende të tjera.
Ai shtoi se kjo është një dhuratë e shkëlqyeshme në këtë fillim vit.
“Kuvendi është në fuksion është në detyrë, ende nuk ka ndonjë vendim për shpërbërjen e tij. PDK do ta votoj shqyrtimin e Propozim-Vendimit të Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit dhe është e mirëseardhur, si një dhuratë e shkëlqyeshme në këtë fillim viti, pasi është një realizim i ëndërrës tonë që ta avancojmë FSK-në.
Është vendimi i parë historikisht në shtetndërtimin e Kosovës, parlamenti i Kosovës do të jep sinjalin që FSK në parneritet me SHBA-në dhe me trupat e NATO-s do të mund të marrin pjesë në misione të rëndësishme në vende tjera”, tha ai.