Agim Aliu flet për “Bota sot” pas shpërthimit në Ferizaj, tregon gjendjen e të lënduarve

Aktuale

Agim Aliu flet për “Bota sot” pas shpërthimit në Ferizaj, tregon gjendjen e të lënduarve

Nga: F.M/G.B Më: 5 janar 2021 Në ora: 17:47
Agim Aliu

44 persona kanë lënduar si pasojë e një shpërthimi në një restorant në komunën e Ferizajt.

Prej tyre 13 janë në shkallë më të rëndë të djegies, ndërsa 2 janë në gjendje të rëndë.

Kështu ka deklaruar për gazetën "Bota sot" kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

"Momentalisht janë 44 të lënduar, 13 prej tyre në shkallë më të rëndë të djegies, ndërsa prej tyre 2 janë shumë seriozisht keq", është shprehur ai.

Aliu ka thënë se mjekët në qendrën emergjente në Ferizaj i janë përgjigjur menjëherë kërkesave.

"Shtoj se edhe mjekët në qendrën emergjente në Ferizaj i janë përgjigjur menjëherë kërkesave, janë ftuar edhe mjekë që kanë qenë të lirë", ka deklaruar Agim Aliu për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat