Lajmi i fundit: Vjosa Osmani cakton ditën e zgjedhjeve

Aktuale

Lajmi i fundit: Vjosa Osmani cakton ditën e zgjedhjeve

Më: 6 janar 2021 Në ora: 21:45
Vjosa Osmani

U.d. Presidentja Vjosa Osmani shpërndanë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të  Kosovës dhe i cakton zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt

Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani, ka marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.

Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. U.d. Presidentja po ashtu ka nxjerrë Dekret për shpërndarjen e Legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ky vendim vjen pasi që Gjykata Ksuhtetuese ka shpallur jolegjitime Qeverinë Hoti.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat