Albin Kurti do të jetë kandidat për deputet, pastaj Kryeministër!

Aktuale

Albin Kurti do të jetë kandidat për deputet, pastaj Kryeministër!

Më: 7 janar 2021 Në ora: 08:12
Albin Kurti

Zyrtari ligjor i LVV-së, Blerim Sallahu ka komentuar edhe njëherë interpretimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dizpositën nëse i ndalohet Albin Kurtit të kandidoi për deputetë apo jo.

Sallahu ka thënë se Kurti do të jetë kandidat për deputet, pastaj kryeministër.

Ai ka shtuar se përkundër që nuk ka asnjë pengesë për kandidimin e Kurtit, cicërimat gazetareske të mbështjellura me argumente partiake që theksojnë se Kurit nuk mund të jetë kryeministër.

Zyrtari ligjor ka vazhduar më tejë duke thënë se është parim juridik elementare dhe universal që një e drejtë e tillë qytetare mund të realizohet përderisa nuk është e ndaluar.

Ky është statusi i tij në Facebook: 

Përkundër që nuk ka pengesa per kandidim të z. Kurti për deputet, sikur mos me ju mjaftu kjo, ata vazhdojnë me absurditete edhe më të mëdha.

Kësisoj, janë absurde cicërimat gazetareske të mbeshtjellura me argumente partiake që theksojnë se Albin Kurti nuk mund të jetë Kryeministër me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Është parim juridik elementar dhe universal që një e drejtë e tillë qytetare mund të realizohet përderisa ajo nuk ndalohet.

Albin Kurti do të jetë kandidat për deputet, pastaj Kryeministër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat