Tahiri pas vërshimeve në komuna: I sigurojmë qytetarët se do t’iu qëndrojmë afër

Aktuale

Tahiri pas vërshimeve në komuna: I sigurojmë qytetarët se do t’iu qëndrojmë afër

Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:08
Besnik Tahiri

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke i përcjell nga afër situatën pas vërshimeve në komuna.

“Tashmë jemi në koordinim të ngushtë Qendrën e Situatave, me komunat dhe institucionet qendrore për menaxhimin e situatës”, ka thënë ai

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se do të qëndrojnë afër qytetarëve.

“I sigurojmë qytetarët se do t’iu qëndrojmë afër dhe u kërkojmë që jenë edhe vet të mobilizuar që situata të jetë më e menaxhueshme!”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat