Ky është numri i mërgimtarëve që erdhën në Kosovë gjatë dhjetorit

Aktuale

Ky është numri i mërgimtarëve që erdhën në Kosovë gjatë dhjetorit

Më: 9 janar 2021 Në ora: 12:02
Aeroporti Adem Jashari

Fluks i madh i mërgimtarve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ishte në muajin dhjetor.

Nga 1 dhjetori e deri m 31 dhejtor, 127.879 pasagjerë kanë udhëtuar për në Kosovë, referuar të dhënave nga aeroporti “Adem Jashari”. Ani pse numri ishte i lartë, dhjetori i vitit 2019 kishte më shumë të ardhur. Në vitin 2020, kishte -30.92% nga dhjetori i vitit 2019.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se gjatë muajit dhjetor kishte 1,090 fluturime (-20.55% nga dhjetori i vitit 2019).

Po ashtu, statistikat tregojnë se 1.104.322 udhëtarë gjithsej kanë lëvizur përmes aeroportit në vitin 2020, ndërsa sa u përket fluturimeve në vitin 2020, gjithsej ka pasur 9.206 fluturime.

Sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” në periudhën janar-dhjetor 2020 numri i vizitorëve nga jashtë në Kosovë ishte rreth 53.48% më i ulët se në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat