Edhe një kandidat i ri për deputet i shtohet listës së AAK-së

Aktuale

Edhe një kandidat i ri për deputet i shtohet listës së AAK-së

Nga: A.Z Më: 11 janar 2021 Në ora: 10:29
Daut Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në listën për deputet nga radhët e AAK-së do të jetë edhe Hajdar Sutaj, përcjell “Bota sot”.

Ai ka thënë Hajdari është bashkëpunëtor e koleg i yni, që tani e 20 vite ka dhënë kontribut në mbështetje të vizionit dhe konceptit të AAK-së.

Tutje ka shtuar se Hajdari është një djalë shembull që ka qëndruar gjithmonë konsistent në mbështetje të konceptit të AAK-së dhe liderit Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë:

Në listën për deputet nga radhët e AAK-së do të jetë edhe Hajdar Sutaj!

Një i ri, bashkëpunëtor e koleg i çmuar i yni, që tani e 20 vite ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe i ka dhënë shpirt aktivitetit në Aleancë, në Deçan, Dukagjin dhe nivel qendror.

Hajdari është njëri ndër djemtë shembull tipik që perfaqëson brezin e ri të Aleancës, të cilët kanë qëndruar gjithmonë konsistent në mbështetje të vizionit dhe konceptit të AAK-së dhe liderit Ramush Haradinaj.

Kandidatura e tij për deputet nga radhët e AAK-së, është vlerë e respektuar!

Suksese ty Hajdar, sikurse mbarë Aleancës!

Të priftë e mbara e dalsh fitimtar!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat