S’ka koalicion me Nismën, PDK hyn e vetme në zgjedhje

Aktuale

S’ka koalicion me Nismën, PDK hyn e vetme në zgjedhje

Më: 12 janar 2021 Në ora: 17:04
PDK

Partia Demokratike e Kosovës do të hyjë e vetme në zgjedhje.

Sipas të gjitha gjasave, siç tregojnë burimet të mediave, PDK nuk do të ketë koalicion me Nismën, dhe rrjedhimisht partia e udhëhequr aktualisht nga Enver Hoxhaj do të garojë e vetme në zgjedhje.

Kësisoj,  PDK ka refuzuar thirrjet e njëpasnjëshme të kreut të Nismës, Fatmir Limaj për një koalicion të mundshëm.

Ndryshe, deri sot në orën 18:00 është afati i fundit që të dorëzohen koalicionet e partive politike për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat