Ilir Ibrahimi: Analistët që aderuan nuk ia kanë nevojën politikës, por politika atyre

Aktuale

Ilir Ibrahimi: Analistët që aderuan nuk ia kanë nevojën politikës, por politika atyre

Më: 13 janar 2021 Në ora: 00:19
Ilir Ibrahimi

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se analistët që janë bashkuar partive politike nuk kanë bërë ndonjë mëkat.

Ai po ashtu ka thënë se nuk është e drejtë që ata të stigmatizohen.

“Asnjëri nga analistët që kanë shkuar në parti nuk kanë pasë nevojë sa për të dalë në televizion dy-tri ditë sepse kanë dalë në televizion edhe në jetën e tyre të mëparshme. Ky stigmatizim dhe demoralizim që po iu bëhet nuk është fer. Këta e kanë marrë një vendim që s’është i lehtë as për këta sepse duhet këta s’kanë pasë nevojë për politikën, por politika për këta dhe kanë bërë një sakrificë. Nëse kanë bërë një sakrificë se ku ka vendosë të shkojë është çështje e tyre”.

“Të gjithë nga ne kemi bindje politike, qoftë bazuar në ideologji . S’kanë bërë ndonjë mëkat të madh siç i kanë quajtur nëpër portale. Unë përfundoj duke i përgëzuar dhe i uroj në këtë hap të ndërmarrë, por duhet më kritike që do të doja të shihja më shumë gra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat