Në përkujtim të gjenocidit ndaj shqiptarëve do të ndizen qirinj nëpër ballkone

Aktuale

Në përkujtim të gjenocidit ndaj shqiptarëve do të ndizen qirinj nëpër ballkone

Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Të gjithë shqiptarëve nëpër botë janë ftuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagët e Hapura” që të në ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, nëpër ballkonet e tyre të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi.

“Në pamundësi të organizohen tubime përkujtimore për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia me COVID-19, Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur” FTON të gjithë shqiptarët, kudo qofshin në botë, që më 15 janar, në DITËN E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË, në orën 20:00, të dalin në ballkone apo dritare të banesave të tyre dhe të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi!”, shkruhet në komunikatën e kësaj qendre.

Me ç’rast thuhet edhe se “Përkujtimi i viktimave të kësaj tragjedie të madhe kombëtare është minimumi i asaj që duhet të bëjmë në rrugëtimin për ndëshkimin e krimit dhe ngadhënjimit të drejtësisë! Me respekt për të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre. Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat