Aksidenti me 4 të vdekur në Rrugën e Kombit, Hasani: Viktimat janë nga Prishtina

Aktuale

Aksidenti me 4 të vdekur në Rrugën e Kombit, Hasani: Viktimat janë nga Prishtina

Më: 14 janar 2021 Në ora: 21:25
Nait Hasani

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka dhënë detaje rreth aksidentit tragjik që ka ndodhur sonte në Rrugën e Kombit.

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, ka qenë pranë ambienteve të Spitalit të Traumës për të mësuar nga afër gjendjen e 3-vjeçares Violeta Avdijaj, e mbetur e plagosur në aksidentin e ndodhur në rrugën e Kombit dhe ku humbi dy prindërit, motrën dhe një të afërm të sajin.

“Ka ndodh një aksident në Rubik. Kemi katër të vdekur, një është i lënduar, një fëmijë. Është me lëndime të rënda, është në gjendje ende jo stabile. Mjekët janë duke bërë përpjekje për trajtimin dhe ekzaminimin, ato që kanë mundësi, për ti shpëtuar jetën. Kështu, kemi katër të vdekur. Janë nga Prishtina ose më saktë nga rrethi i Prishtinës. Shoferi i kamionit është nga komuna e Rahovecit. Është e dhimbshme! Familjarëve u shprehim ngushëllime”, tha ndër të tjera Hasani.

Sa i përket gjendjes së trevjeçares, ambasadori u shpreh se ka dëmtime në këmbë, stomak dhe në kokë.

Burrë e grua dhe dy fëmijë kanë ndërruar jetë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit pasi automjeti i tyre tip “Citroen” është përplasur me një kamion që drejtohej nga një tjetër shtetas nga Kosova, Isa Ishala.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat