Kurti së bashku me Vjosa Osmanin bëjnë homazhe në Reçak

Aktuale

Kurti së bashku me Vjosa Osmanin bëjnë homazhe në Reçak

Më: 15 janar 2021 Në ora: 09:50
Albin Kurti, Vjosa Osmani

(E plotësuar 10:09) - Në 22 vjetorin e masakrës së Reçakut, kreu i LVV-së, Albin Kurti ka bërë homazhe në Reçak së bashku m e u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.

Pas homazheve, Kurti është deklaruar para mediave.

“Dimri i janarit 1999 ka qenë shumë më i ftohtë se ky që e kemi sivjet, kjo ngjarje e pat tmerruar gjithë Kosovën e popullin shqiptar po edhe i pat ndërgjegjësuar kancelaritë më të fuqishme botërore. Pas këtij akti gjenocidial nuk vonoi shumë dhe avionët e NATO-s filluan bombardimet”, ka thënë ai.

Ai tha se familjarët e të vrarëve janë viktima të një drejtësie të mohuar.

“Me pikëllim dhe me dhembje erdhëm që të takojmë edhe familjarët e të vrarëve ne masakrën e Reçakut, edhe këta janë viktima sepse një drejtësi e mohuar është një drejtësi e vazhdueshme.

Jo vetëm urdhërdhënësit edhe ekzekutorët dihen me emra shumë raste jo vetëm në masakrën e Reçakut dhe është detyrë që të ndiqen e të dënohen ata. Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme përderisa nuk ka drejtësi që sjell rehabilitim për viktimat e dënim për kriminelët”, tha ai.

“Përkulemi para humbjes dhe sakrificës së këtyre njerëzve dhe lavdia është e tyre e kujtimi i përjetshëm është i yni”, ka shtuar Kurti.

Vjosa Osmani pas homazheve në Reçak: Bota t’i kthejë sytë nga këto dëshmi të qarta të krimeve

Në 22 vjetorin e Masakrës së Reçakut u.d e presidentit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Reçak.

Osmani ka bërë homazhe në Reçak së bashku me kreun e LVV-së, Albin Kurtin.

Pas homazheve ajo është deklaruar shkurtimisht para mediave.

Ajo ka bërë thirrje që bota t’i kthejë sytë nga Kosova duke thënë se ka dëshmi të gjalla të krimeve që janë bërë në vend.

“Kërkojmë që bota t’i kthen sytë nga këto dëshmi të qarta, Serbia ishte ajo që e udhëhoqi gjithë atë luftë, e për fat të keq duke mos kërkuar falje e duke mos lejuar drejtësinë për këto krime, dëshmon që ende po dominon kjo mendje gjenocidale”, ka thënë Osmani.

***

Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti dhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në 22-vjetorin e kësaj masakre.

Ata janë paraqitur së bashku në përkujtim të këtyre viktimave nga agresori serb.

Ndryshe, kujtojmë se dje Kurti dhe Osmani kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, ku do të garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Më 15 Janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 44 shqiptarë të paarmatosur.Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.

Ish- shefi i misionit të OSBE-së, Ëiliam Ëalker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit.

Image
Albin Kurti, Vjosa Osmani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat