Lladrovci: Nuk jam pjesë e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë nga Drenasi

Aktuale

Lladrovci: Nuk jam pjesë e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë nga Drenasi

Nga: G.B Më: 15 janar 2021 Në ora: 09:58
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se nuk është pjesëmarrës në hartimin e propozimeve as në përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë nga dega e PDK-së në Drenas.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ajo listë e aprovuar e deputetëve nga dega e PDK-së në Drenas e ka përkrahjen e tij, pa qenë i përfshirë në hartimin e saj, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Të nderuar anëtarë të PDK-së,

Nga fillimi i procesit zgjedhor dhe dita kur u shpallën zgjedhjet e deri sot, kam qenë dhe jam plotësisht transparent rreth procesit dhe ecurisë së procesit zgjedhor.

Dua ta ritheksoj edhe një herë se në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë nuk jam as pjesëmarrës në hartimin e propozimeve as në përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë nga dega e PDK-së në Drenas.

Andaj, dua të theksoj se Lista e aprovuar e kandidatëve për deputetë nga dega e PDK-së në Drenas, e ka përkrahjen time, pavarësisht përbërjes së saj, pa qenë i involvuar në hartimin e saj.

Kandidatëve të PDK-së të komunës tonë ju dëshiroj sukses dhe do të kenë përkrahjen time dhe fitoren e madhe më 14 Shkurt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat