Humbi prindërit dhe motrën në aksident, ja si paraqitet gjendja e 3-vjeçares te Trauma

Aktuale

Humbi prindërit dhe motrën në aksident, ja si paraqitet gjendja e 3-vjeçares te Trauma

Më: 15 janar 2021 Në ora: 20:33
Pamje nga aksidenti

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani në një prononcim për media, është shprehur se gjendja shëndetësore e 3-vjeçares Violeta Avdijaj, e cili humbi dje në një aksident në Rrugën e Kombit, prindërit dhe motrën, vijon të jetë kritike.

“Posa fola me mjekun në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas mjekut vogëlushja ka lëndime të rënda trupore dhe thyerje të eshtrave. Gjendja e saj tashmë është më stabile dhe mjekët po shpresojnë që do të përmirësohet”.

Parakalimi i gabuar dyshohet se është shkaku aksidentit tragjik me katër viktima nga një familje në Rrugën e Kombit dhe la të plagosur rëndë një 3 vjecare!  Drejtuesi i kamionit që u përplas me veturën ka deklaruar se nuk mundi ta shmangë aksidentin, pasi mjeti u doli përpara në mënyrë të befasishme dhe pas kësaj dëshmie është lënë i lirë.

Ai mesohet të ketë thenë së ka qenë duke levizur në krahun e tij të rrugës kur mjeti Citroen i ka ardhur përballë me shpejtësi në mënyrë të befasishme, duke sjellë dhe përplasjen.

Aksidenti rezultoi fatal për bashkëshortët Blerim dhe Anjeza Avdiaj 45 dhe 34 vjeç, vajzën e tyre Medina 5 vjeçe si dhe për të afërmin Klejdi Koçin 11-vjeç, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë vajza e dytë e familjes, Violeta 3 vjeçare e cila po lufton me jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

Familja Avdiaj, me origjinë nga Kosova, jetonin në Zvicër prej shumë vitesh dhe kishin ardhur për të kaluar festat e fundvitit në vendlindjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat