PDK-së i bashkohet aktivisti i shoqatës shqiptaro-amerikane në New York

Aktuale

PDK-së i bashkohet aktivisti i shoqatës shqiptaro-amerikane në New York

Më: 15 janar 2021 Në ora: 20:50
Arben Dautaj dhe Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK,së Enver Hoxhaj, ka njoftuar se sot ka aderuar edhe aktivisit i shoqatës shqiptaro-amerikane në New York, Arben Dautaj.

Hoxhaj ka shpalosur punën profesionale të Dautajt, duke thënë se rogramit të rimëkëmbjes iu bashkua ish-profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, bashkëthemelues i klubit atdhetar “Jusuf Gërvalla” në New York, aktivist i shoqatës shqiptaro-amerikane dhe përfaqësues në Dhomën e Tregtisë, në Komitetin e Menaxhimit dhe Bordit të Drejtorëve në New York.

Lexojeni të plotë statusin e tij:

Programit të rimëkëmbjes iu bashkua edhe Arben Dautaj, ish-profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, bashkëthemelues i klubit atdhetar “Jusuf Gërvalla” në New York, aktivist i shoqatës shqiptaro-amerikane dhe përfaqësues në Dhomën e Tregtisë, në Komitetin e Menaxhimit dhe Bordit të Drejtorëve në New York.

I lindur në Shkabaj të Gllanasellës, Arbeni u largua nga Kosova pas demonstratave të vitit 1981 dhe që nga atëherë ai ka qenë aktiv në veprimtarinë politike të shqiptarëve. Prandaj, Kosova duhet ta bëjë diasporën pjesë të drejtpërdrejt të shtetndërtimit, zhvillimit dhe të rimëkëmbjes. Dhe PDK ka plan konkret për këtë!

Arbeni, si një biznesmes i suksesshëm, me dijen dhe përvojën e tij, do të jetë pjesë e programit tonë. Si forca më serioze politike në vend, dyert i mbajmë gjithnjë hapur për profesionistë të fushave të ndryshme. Mirë se na vjen Arben Dautaj. #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat