Ymeri: Kurti përmes Osmanit po tenton të përmirësojë imazhin te ndërkombëtarët

Aktuale

Ymeri: Kurti përmes Osmanit po tenton të përmirësojë imazhin te ndërkombëtarët

Më: 15 janar 2021 Në ora: 23:16
Visar Ymeri

Analisti Visar Ymeri ka komentuar marrëveshjen në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për të garuar me një listë të përbashkët. Ai thotë se Kurti po e shfrytëzon Osmanin për “përmirësim imazhi te ndërkombëtarët”.

“Njeriu i dytë sot më i rëndësishëm në Republikën e Kosovës, sipas Vetëvendosjes, është Vjosa Osmani. Mendoj që kjo flet shumë për mënyrën se si z.Kurti tash po e sheh politikën e vetë’, thotë Ymeri, në 'Debat Plus'.

Tash cilat janë interesat e z.Kurti në këtë drejtim?

“Unë mendoj që më së shumti, përveç krijimit të kësaj sinergjisë së frymës që ka potencial me e rrit votën për Lëvizjen Vetëvendosje, mendoj se mbase më së shumti, përmes Vjosa Osmanit, z.Kurti po mundohet me e paraqit një fytyrë tjetër te partnerët tanë ndërkombëtarë. Pra, si njëfarë mekanizmi për me e përmirësuar deri diku imazhin të një dimension i mos-pranueshmërisë që e kanë pasur veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës për politikën që paraqiste Albin Kurti’, tha Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat