Ish-deputeti i Maqedonisë së Veriut i bashkohet AAK-së në listën për deputetë

Aktuale

Ish-deputeti i Maqedonisë së Veriut i bashkohet AAK-së në listën për deputetë

Më: 16 janar 2021 Në ora: 10:51
Ruzhdi Matoshi

Ish-deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Ruzhdi Matoshi do të jetë kandidat për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tregojnë burime brenda partisë së Haradinajt.

Matoshi, shtetas edhe i Kosovës, do të garojë për ulëse në Kuvendin e Kosovës në listën e partisë së Ramush Haradinajt, raportojnë mediat.

Ndryshe, Matoshi njihet për kontribut të madh në Kosovë si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa së fundmi është profesor në Universitetin UBT.

Ka qenë deputet i Kuvendit të Maqedonisë nga radhët e PDSH-së në mandatin 2002-2008, si dhe përfaqësues i Maqedonisë në Këshillin Evropian. Jeton dhe vepron në Tetovë, por edhe në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat