Ramiz Lladrovci i “pakënaqur” me listën e PDK-së, përmend këta tre emra

Aktuale

Ramiz Lladrovci i “pakënaqur” me listën e PDK-së, përmend këta tre emra

Nga: A.M. Më: 17 janar 2021 Në ora: 15:27
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, po ashtu zyrtar i PDK-së, Ramiz Lladrovci ka reaguar për listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai në postimin e tij në Facebok, ka thënë se në këtë listë mungojnë deputetët nga komuna e Drenasit.

Ndërkaq, ka përmendur edhe emrat e tre personaliteteve të cilët do të duhej të ishin në listën e PDK-së.

Postimi i plotë:

Listës së kandidatëve për deputetë nga komuna jonë, po i mungojnë edhe vlerat e spikatura të Shyqiri Bytyçit, Labinot Halilajt dhe Lulëzim Nikës.

Me këto tre personalitete, lista e fitores do të ishte më e pasur, më cilësore dhe më e fuqishme për Drenasin dhe Rimëkëmbjen e Kosovës. Tashmë, fjalën e ka qytetari!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat