Albulena Balaj: Sa më shumë që e sulmojnë Nismën, aq më shumë e dua

Aktuale

Albulena Balaj: Sa më shumë që e sulmojnë Nismën, aq më shumë e dua

Më: 17 janar 2021 Në ora: 22:28
Albulena Balaj Halimaj

Albulena Balaj Halimaj, kandidate për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka falënderuar partinë dhe bartësin e listëve të kandidatëve, Fatmir Limajn, për besimin.

Balaj Halimaj, së cilës iu është besuar numri 3 në radhën e listës së kandidatëve për deputetë të Nismës Socialdemokrate, ka shpresuar se partia e saj në këto zgjedhje do ketë mbi 50 mijë mbështetës.

Lista e kandidatëve për deputetë nga radhët e Nismës Socialdemokrate është publikuar një ditë pas publikimit të listave të të gjitha subjekteve të mëdha politike.

Postimi i plotë:

Sa më shumë që e sulmojnë NISMËN, aq më shumë e dua dhe do ta dua përgjithmonë!

Dashurinë për të së bashku me mbi 50000 mbështetës do ta dëshmojmë më 14 shkurt!

Falenderoj Nismën Socialdemokrate dhe kryetarin Fatmir Limaj, komandant ÇELIKUN që edhe njëherë më dhanë besimin të jem kandidate për deputete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat