Jetish Maloku zgjidhet kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Aktuale

Jetish Maloku zgjidhet kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Më: 18 janar 2021 Në ora: 11:02
Jetish Maloku

Jetish Maloku është zgjedhur kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Për ish-kryeprokurorin e Gjilanit, që e kishte shpallur kandidaturën paraprakisht, 10 anëtarë të KPK-së kanë votuar për dhe një kundër.

Në fjalën hyrëse, ai përmendi objektivat e tij në detyrën e re.

“Unë kam paraqitur kandidaturën time për kryesimin e KPK-së dhe me këtë qëllim dua ta shpreh tek ju objektivat e mia të cilat janë rritja e llogaridhënies, transparencës, integritetit dhe fuqizimi i mekanizmave të tyre”, tha Maloku.

Ai premtoi po ashtu që gjatë mandatit të tij do të kërkojë të monitorohet vazhdimisht integriteti i prokurorëve si dhe “matje të performancës së tyre”.

Përveç tjerash, Maloku deklaroi se do të angazhohet në disiplinimin e prokurorëve dhe do ta fuqizojë trajtimin e rasteve të shkeljeve të mundshme nga ta. Kështu, ai tha se synon ra rris edhe përformancën e anëtareve të paneleve disiplinore.

Maloku në këtë pozitë e pason Bahri Hysenin, i cili ishte zgjedhur në këtë detyrë para dy vitesh me votim unanim të anëtarëve të Këshillit Prokuorial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat