Ish-agjenti i SHIK-ut: Ja kush e dërgoi Hashim Thaçin në Gjykatën Speciale

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut: Ja kush e dërgoi Hashim Thaçin në Gjykatën Speciale

Nga: N.Sh Më: 18 janar 2021 Në ora: 15:07
Naim Miftari dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Miftari ka reaguar pas akuzave që u bënë këto ditë se Thaçin e kanë dërguar në Gjykatë Speciale.

Sipas tij, Hashim Thaçi e ka dërguar veten në Speciale, dhe askush tjetër.

Reagimi i Miftarit:

Po flitet se Hashim Thaçin në burgun e Hagës e dërguan jo Gania, jo Naimi, jo Milaimi, jo Ramizi, jo Rexha, jo Hasani e Hyseni, por nuk qëndrojnë këto asnjëra pasi në burgun e Hagës Hashim Thaçi e ka dërgua vetveten, sa herë ta sheh Hashimi në mëngjes vetveten në pasqyre në banjën e tij të Hagës le ta din se ai përball tij në pasqyre është fajtori pse gjendet Hashimi aty në burg!

Nejse tjetër punë është nëse më thirrin mua në gjykatë si dëshmitarë apo i akuzuar s’është me rëndësi tani atje do të ndihmoj pak' Hashim Thaçit sipas mundësive se e ka meritua vet me i ndihmua do ti ndihmoj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat