Ibrahimi: SHBA dëshmoi sërish konsistencën në politikën ndaj Kosovës

Aktuale

Ibrahimi: SHBA dëshmoi sërish konsistencën në politikën ndaj Kosovës

Nga: G.B Më: 20 janar 2021 Në ora: 11:56
Ilir Ibrahimi

Presidenti i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Ilir Ibrahimi, ka thënë se SHBA e dëshmoi edhe njëherë konsistencën në politikën ndaj Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Sekretari i ardhshëm i Shtetit jo vetëm që përkrahu por edhe duartrokiti Marrëveshjen e Shtatorit në dëshminë e tij në komisionin e Senatit për Punë të Jashtme, përcjell Bota sot.

Ibrahimi ka thënë se tani ka mbetur që Kosova ta kuptojë këtë.

Postimi i tij i plotë:

Shtetet e Bashkuara edhe një herë e dëshmojnë konsistencën në politikën ndaj Kosovës.

Sekretari i ardhshëm i Shtetit jo vetëm që përkrahu por edhe duartrokiti Marrëveshjen e Shtatorit në dëshminë e tij në komisionin e Senatit për Punë të Jashtme.

Krejt çfarë mbetet, është që edhe Kosova ta kuptojë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat