Çitaku publikon fotografi nga përgatitjet për inaugurimin e Biden

Aktuale

Çitaku publikon fotografi nga përgatitjet për inaugurimin e Biden

Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:04
Vlora Çitaku ka postuar një fotografi nga ambientet e jashtme të Shtëpisë së Bardhë

Ambasadorja në detyrë e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku ka postuar një fotografi nga ambientet e jashtme të Shtëpisë së Bardhë ku po bëhen përgatitjet për inaugurimin e Joe Biden si president të ri.

Çitaku ka shkruar në përshkrim të fotografisë “Dita e Inaugurimit” dhe aty shihen ushtarët e Gardës Kombëtare të cilët janë në numër të madh para Capitol Hill për të siguruar mbarëvajtjen e ceremonisë.

Joe Biden do të betohet sot si presidenti i 46-të i ShBA’së, dhe ceremonia fillon në ora 12:00 me kohën lokale të Washington D.C.

Donald Trump ka refuzuar ta pres presidentin e zgjedhur Joe Biden, pasi është larguar para disa orësh nga Shtëpia e Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat