Kusari-Lila: Mesazhi i Bidenit për unitet të reflektojë edhe në Kosovë

Aktuale

Kusari-Lila: Mesazhi i Bidenit për unitet të reflektojë edhe në Kosovë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 20:43
Mimoza Kusari-Lila

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se mesazhi i parë i Joe Bidenit si president i SHBA-së që kërkonte unitet të popullit amerikan, duhet të reflektojë edhe në Kosovë.

Biden pas inaugurimit si president i ri i SHBA-së u shpreh se në Amerikë ka ardhur koha për unitet pas ndasive të mëdha.

Ai u deklarua se do të jetë president i të gjithëve. E koha për unitet ka ardhur edhe në Kosovë, është shprehur Kusari-Lila në Desk.

“Sot pamë mesazhet e tij për unitet, pas një ndasie. Uroj që të reflektojnë edhe në Kosovë, pasi pas një polarizimi të thellë është koha për kthim në vlera dhe trajtimin e mirëfilltë të temave që na presin, me shumë rëndësi dhe peshë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat