Vjen edhe thirrja e Hotit: Shteti nuk është lojë, përmbahuni nga fyerjet

Aktuale

Vjen edhe thirrja e Hotit: Shteti nuk është lojë, përmbahuni nga fyerjet

Nga: A.Morina Më: 21 janar 2021 Në ora: 15:52
Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga politikanët që të i ndalojnë fyerjet ndaj institucioneve të pavarura dhe vendimet e tyre.

"Por, sot dhe çdo herë, u nënshtrohemi vendimeve të tyre. Ndryshe nuk ndërtohet shteti. Shteti nuk është lojë", shkroi Hoti në Facebook, përcjell "Bota sot".

Reagimi i kandidatit për kryeministër nga LDK, vjen pas deklaratave të mbrëmshme të zyrtarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se Valdete Daka po vepron kundër Albin Kurtit.

Postimi i plotë

Përmbahuni nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura. Nuk i takon politikës të vendos se a kanë apo jo të drejtë ato institucione në vendimet që marrin. Ne kemi për obligim të respektojmë vendimet e tyre.

Ne, po ashtu, mundemi që nesër të krijojmë bazën ligjore dhe Kushtetuese, në Kuvendin e Republikës, për të avancuar vendimmarrjen e këtyre institucioneve sipas standardeve me te larta evropiane.

Por, sot dhe çdo herë, u nënshtrohemi vendimeve të tyre. Ndryshe nuk ndërtohet shteti. Shteti nuk është lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat