Abdixhiku: Përfaqësimin e drejtë të Rugovës e bëjmë sa herë që jemi të drejtë me veten e qytetarët

Aktuale

Abdixhiku: Përfaqësimin e drejtë të Rugovës e bëjmë sa herë që jemi të drejtë me veten e qytetarët

Më: 21 janar 2021 Në ora: 19:21
Ibrahim Rugova

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar sot ish-presidentin historik të vendit, Ibrahim Rugovën.

Abdixhiku tha se 15 vjet më parë Kosova humbi një lider e prijës të pashoq, një njëri të urtë e të përgjegjshëm për vendin e popullin e tij.

“ Vizioni i Ibrahim Rugovës – idetë e tij për shtet – do të vazhdojnë të frymëzojnë gjenerata të tëra për tash e shumë kohë”, tha Abdixhiku.

Ai theksoi se përfaqësimin e drejtë të tij do ta bëjmë sa herë që jemi të drejtë me veten e qytetarët e Kosovës.

“Rrugëtimi vazhdon; njejtë – në të njëjtën shtëpi – gjithëherë e me plot përkushtim”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat