Qalaj thotë se u shkarkua nga Hoti si hakmarrje për arrestimin e nënkryetarit të LDK-së

Aktuale

Qalaj thotë se u shkarkua nga Hoti si hakmarrje për arrestimin e nënkryetarit të LDK-së

Më: 21 janar 2021 Në ora: 22:44
Rashit Qalaj

Anëtari më i ri i partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka treaguar arsye pse u shkarkua nga posti i drejtorit të Policisë, nga kryeministri Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se lirimi i tij nga detyra, siç e ka quajtur vet Hoti, ka ndodhur për shkak të arrestimit të nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, dhe asgjë tjetër.

“Lirimi nga detyra ka ndodhur për shkak të rastit të njohur të kryetarit të Istout dhe nuk ka asgjë tjetër”, ka thënë Qalaj.

Madje, sipas tij, edhe në raportin ku theksohen arsyet, nuk ka asgjë në të, pasi asnjëherë nuk kishte diskutuar me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, nëse ai kishte mangësi në kryerjen e detyrës së drejtorit të Policisë.

“Është deklarim i tyre, normalisht është dashur të shkruhet një raport, i cili nuk ka asgjë, sepse nuk kemi diskutuar asnjëherë asgjë me tshmë ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, për ndonjë mangësi në Policinë e Kosovës. Madje, Policia është lavdëruar”, ka shtuar me tutje Qalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat