I dyshuari për kontratën e dëmshme 100 milionëshe bëhet kryeshef Agjencie

Aktuale

I dyshuari për kontratën e dëmshme 100 milionëshe bëhet kryeshef Agjencie

Më: 22 janar 2021 Në ora: 00:32
Betim Reçica

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka adresuar kritika ndaj partisë së Isa Mustafës, LDK-së.

Sipas Zogianit, gjatë qeverisjes së Albin Kurtit në kohën sa ishte në koalicion me LDK-në, kjo e fundit aso kohe kishte shkarkuar nga pozita e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Betim Reçicën.

Kurse, tani me vendim të kryeministrit Avdullah Hotit, Betim Reçica është emëruar kryeshef në Agjencinë Kosovare të Standarizimit në kuadër të Miinistrisë së Tregtisë dhe Industrisë. 

Reçica është në mesin e shtatë zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës që ishin intervistuar në cilësinë e të dyshuarit lidhur me kontratat për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. 

Lidhur me këtë çështje kishte pasur edhe reagime të shumta nga subjekte politike si dhe nga shoqëria civile në vend. 

Postimi i plotë i Zogianit:

Trimeria e LDK-se zgjati veç derisa qeverisi me VETEVENDOSJE!

Si zv.minister ne Infrastrukture e Ambient kam pare qe LDK desh u be copa derisa e shkarkoi Betim Reçicen prej sekretarit ne Ministrine e Infrastruktures. Ai shifej si nje manipulues klasik dhe pergjgjes per nje kontrate te demshme prej 100 milionesh.

Mirepo, guximi i LDK-se duket se ka ekzistuar vetem nen Qeverine Kurti.

Reçica qenka rikthyer si shef i nje Agjencie!

Mbaj mend qe me jave te tera eshte folur per kete çeshtje dhe eshte konsideruar si sukses i madh shkarkimi i tij. Mirepo, ç'e do kur LDK ngelet pjese e marredhenjeve te vjetra te korrupsionit.

Keta lloj zyrtaresh kane nje fuqi te jashtezakonshme dhe ndikim te madh ne parti politike, sepse kane qene nyja e korrupsionit e perfitimeve te politikaneve.

Ketyre iu vie fundi vetem me qeverine e VETEVENDOSJE!

#KREJTdheDREJT

#QeveriaKurti2

#61avnizogiani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat