Likaj: Jam i kënaqur me arritjen e marrëveshjes me SBAShK-un

Aktuale

Likaj: Jam i kënaqur me arritjen e marrëveshjes me SBAShK-un

Më: 22 janar 2021 Në ora: 09:21
Ramë Likaj

Ministri i Arsimit Ramë Likaj tha se është arritur marrëveshja me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) në lidhje me kërkesat e tyre.

Likaj u shpreh i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje dhe përmbylljen me sukses të negociatave mes SBASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit.

Likaj po ashtu tha se kanë punuar në mënyrë intensive deri në arritjen e kësaj marrëveshje.

“Jami i kënaqur që e kemi arritur këtë dakordim dhe për përmbyllje me sukses të negociatave. Kemi pas një bashkëpunim të shkëlqyer. Kemi punuar në mënyrë intensive derisa kemi arritur një draft dhe një kompromis të përbashkët”, ka thënë ministri Likaj.

Ai po ashtu se kanë pasur mirëkuptimin e kryetari të SBAShK-ut që pagesa e mësimdhënësve të bëhet me dy këste.

“Kemi pas një mirëkuptim edhe me SBAShK-u që të shtyhet implementimi deri në vitin 2023 që të filloj paga e 13 për arsimin parauniversitar.  Për pagën e  13 është e  lidhur shumë ngushtë me performancën e sistemit arsimor. Sot do të nënshkruhet marrëveshja me SBASHK-un. Për pagesën shtesë kemi arritur një pajtueshmëri me kryeminsitrin, në formë lineare në dy këste”, ka thënë ndër të tjera ministri, Ramë Likaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat