PDK me mesazh ndaj Kurtit: Republika nuk i nënshtrohet një njeriu

Aktuale

PDK me mesazh ndaj Kurtit: Republika nuk i nënshtrohet një njeriu

Më: 22 janar 2021 Në ora: 15:00
Avni Bytyci

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyci, ka reaguar sërish për zhvillimet e fundit për mos-certifikimin e kandidatëve për deputetë me aktakuza, ku bën pjesë edhe kryetari i VV-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, ai ka publikua një fotografi me mbishkrimin “Një republikë nuk i nënshtrohet një njeriu”.

Ndërkohë, 47 kandidatë për deputetë nuk janë certifikuar ende nga KQZ, pasi të njëjtit kanë probleme me ligjin. Në mesin e tyre bënë pjesë edhe lideri i VV-së, njëherësh edhe kandidati i kësaj partie për të parin e Qeverisë, Albin Kurti.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 14 shkurt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat