Familja e Armend Mujës i reagon Vetëvendosjes së Mitrovicës për injorimin e tij

Aktuale

Familja e Armend Mujës i reagon Vetëvendosjes së Mitrovicës për injorimin e tij

Më: 22 janar 2021 Në ora: 16:02
Armend Muja

Ish analisti Armend Muja javën e kaluar kishte aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje, ku ishte prezantuar nga lideri i kësaj partie, Albin Kurti.

Albin Kurti e kishte dërguar Armend Mujën që të nominohet si kandidat për deputet nga Qendra e LVV-së në Mitrovicë, por që nga disa aktivistë të kësaj partie nuk ishte pritur mirë.

Kjo vërehet edhe nga njoftimet që jepen në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ku ai në shumicën e tyre nuk shihet duke folur, por mbetët nën hijen e fjalimeve të kandidates për deputete nga Mitrovica, Arjeta Fejza.

Ndaj një njoftimi të bërë sonte nga Vetëvendosja e Mitrovicës për mbajtjen e disa tubimeve në fshatrat e Shalës, ka reaguar edhe motra e Armend Mujës.

Ajo në pjesën e njoftimit në Facebook për këto tubime, motra e tij e ka publikuar një foto të Armend Mujës ngritur në këmbë duke mbajtur fjalim, duke shkruar në koment “Po ua plotesoj fotot!”.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat